Shqiptarët janë populli më i politizuar i Evropës dhe i Azisë Qendrore, thotë një sondazh i BERZh.
Në çdo 4 shqiptarë, 1 është anëtar i ndonjë partie. Në Europë kjo shifër është 1 në 15.
Mirë që Europën e lemë pas, por lemë edhe mongolët, taxhikët, çeçenët etj.
Vështirë që ky politizim të vijë nga që u zëmë besë politikës dhe partive politike. Nga mëngjezi në mesnatë i shajmë e stigmatizojmë në kor.
Ca thonë se politizimi në përmasa të tilla vjen nga varfëria. Sa më i varfër të jetë një vend, aq më të politizuar janë banorët e tij.
Të tjerë thonë se vjen nga mungesa e zhvillimit. Sa më anemik të jetë tregu i punës tek privati, aq më shumë e synojnë admnistratën publike. E punë në administratë mund të të sigurojnë partitë.
Ka të tjerë që zhyten më thellë dhe e shpjegojnë me traditat bashibozuke: nisu pas të parit, lufto, fito dhe pastaj vidh e bëj katandi.
Shkaqet mund të jenë të shumtë, por si emrues të përbashkët duket se kanë të vërtetën e qëmotshme: fukarallëk – maskarallëk.
( Nga cikli ‘Selanik e tatëpjetë’ )
25% e popullsise jane aktive ne politike.
Shqiptarët janë populli më i politizuar i Evropës dhe i Azisë Qendrore, thotë një sondazh i BERZh. Në çdo 4 shqiptarë, 1 është anëtar i ndonjë partie. Në Europë kjo shifër është 1 në 15. Mirë që Europën e lemë pas, por lemë edhe mongolët, taxhikët, çeçenët etj. Vështirë që ky politizim të vijë nga…
1–2 minutes






You must be logged in to post a comment.