Nga Samiti i  Durresit, bazuar ne deklaraten e komisionerit Hahn dhe kryeministrave te vendeve te rajonit mund te  theksojme se :
1. Procesi i integrimit rajonal eshte plotesues dhe jo zvendesues i procesit te integrimit europien, pra eshte shine dhe jo stacion pritje . Me konkretisht komisionari Hahn deklaroj se  Integrimi rajonal nuk është një alternativë ndaj hyrjes së vendeve të BP në BE por një plotësues i dobishëm”‘
2. Kryeministria serbe deklaroj  prere se  Kosova eshte pjese e Serbise  dhe kerkoj bllokimin e anetaresimit te saj ne UNESCO
3. Kryeministri i ish republikes jugosllave te Maqedonise ju pergjigj pozitivisht  kerkeses se Serbise per te bllokuar deri ne nje kohe te dyte  anetaresimin e  Kosoves ne UNESCO.
4. Pas ketij qendrimi te Zaev  kryeminitsria e Serbise  deklaroj se  po jetojme ne nje periudhe te shkelqyer bashkepunimi.
Kryeministria  Serbe  ndjhet me e forte sepse  : (i) shqiptaret e Kosoves kane muaj qe nuk krijojne dot qeveri qe te qeverisen dhe perfaqesojne denjesisht shtetin e ri te Kosoves dhe akoma me shume (ii)  e gezon prova e para pak diteve  me Maqedonine, ku nje indicent diplomatik mund ta  detyroj kryeministrin e Maqedonise te zbatoj cdo kerkese qe do ti vij nga Serbia.
 Sa me shume qe Ballkani Perendimore do ti ofrohet BE-se aq me shume faktore gjeopolitike do te angazhohen per interesat te tyre.  disa prej te cilave bien ndesh me integrimin europian te kombit shqiptar.
Perball ketyre trendeve politike midis vendeve te rajonit , shqiptareve do tu duhet bashkepunojne  ngushte me partneret strategjike.
Arben Malaj

( studjues  dhe lektor i Integrimit europian)

Trending