
Një shqiptar është qëlluar për vdekje në New York.
Autoritetet amerikane bënë të ditur se viktima është Grei Frashëri, 23 vjeç. Ai u vra mbrëmjen e 7 Shtatorit në Bay Ridge në Brooklyn.
Në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja, ndërsa mësohet se tre makina janë larguar me shpejtësi momentin kur ndodhi vrasja. Deri më tani nuk dihet se kush e shkrepi armën. Gjithashtu po hetohet për të zbuluar shkaqet që çuan në vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar.






You must be logged in to post a comment.