Cili është televizioni më i madh në vend sipas kriterit të reklamës së thithur në treg? Po ti besosh shifrave të deklarimeve zyrtare del se Top Channel zotëron ende 35% të tregut me një shumë prej 1.4 miliardë lekësh të mbledhura gjatë vitit 2017. Ndjekësi i tij direkt, TV Klanka harxhuar një fluks maramendësh parash, si në investime në studio ashtu edhe në “blerje” moderatorësh në krahasim me Topin. “Klan pësoi një rënie të lehtë me 1.2% duke ruajtur vendin e dytë në treg me 29.4%. Ai pati të ardhura prej 1.2 miliardë lekësh në 2017” thuhet në injë investigim të hollësishëm të BIRN.
Vendin e tretë me shumë diferencë e zë Vizion Plus kontrollon 10.2% të tregut të televizioneve pa pagesë.






You must be logged in to post a comment.