
Dhimiter Andoni ishte vetem 22 vjeç kur jeta e tij u nderpre tragjikisht ne lulen e rinise. Dhimitri, si njeri me zemer te madhe nuk hezitoi te ndihmonte nje njeri ne nevoje buze rruge, dhe nderkohe jeta e tij ju rrembye nga nje drejtues automjeti qe u largua nga skena e ngjarjes.
Dhimitri emigroi nga Shqiperia se bashku me familjen 3 vjet me pare. Per kete kohe kaq te shkuar ai ishte ne gjendje te behej nje student i shkelqyer ne USF dhe nderkohe te fillonte nje kariere ne fushen bankare. Dhimitri e dashuronte jeten dhe ne emer te kesaj dashurije punonte me perkushtim per nje jete me te mire. Ai do te mbetet gjithmone si imazhi i njeriut qe sakrifikoi jeten e tij per te ndihmuar te tjeret.
Shoqata Vatra ne Tampa Bay, per t’ju ndodhur prane kesaj familje ne keto dite kaq te veshtira, organizon kete fundraiser dhe i gjithe fondi do shkoje direkt tek familja e Dhimiter Andoni, si ndihme per shpenzimet e funeralit.
https://www.gofundme.com/dhimiter-andoni-memorial-fund?member=810054
Shoqata vatra tampa bay.






You must be logged in to post a comment.