Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme regjisori Roland Roshi. Lajmin e bën të ditur Televizioni Shqiptar, sipas të cilit, regjisori është ndarë nga jeta sot pasdite në krye të detyrës, përpara një edicioni informativ në televizionin publik. Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, regjisori nuk ka arritur të mbijetojë.

Ikja e Roland Roshit, një zë brilant, regjisor, pedagog, aktor ka hidhëruar familjen, kolegët, por edhe publikun, pasi për vite të tëra ka qenë spiker lajmesh në RTSh në vitet ’80.

Landi sic i therisnin gjithe fieraket njihej si nje aktor shume i mire krahes emrave te njohur te teatrit bylys.Ai kontriboi ne fier per rreth 20 vite derisa u vendos ne tvsh per zerin e tij te vecante fhe krijimtarine regjizorale.

Trending