I kapur në përgjime duke kërcënuar drejtorët në zgjedhjet në Dibër, Pjerin Ndreu nga studio e ‘Opinion’, i ka dhënë përgjigje pyetjes së gazetarëve se “ku do ta fluturonte drejtorin”, referuar telefonatës së tij kërcënuese para zgjedhjeve në Dibër në 2016-ën. Ndreu tha se i kërkoi votën hapur drejtorit të shkollës sepse ai ishte kryetar i PS-së të atij rrethi.

“Reshat Elezi ka qenë kryetar i PS së rrethit, unë kam kërkuar që ai të votojë PS dhe kjo është krejt normale. Nuk i kam thënë për lista mësuesish. Unë i kam kërkuar si socialist. Nuk ia kisha telefonin, kisha numrin e Drejtorit të Arsimit. Ju më thoni mua që i kam bërë presion kryetarit të Partisë Socialiste”, – tha Ndreu.

Ku do fluturonte kryetari i PS-së?

“Do ikte nga kryetari i Partisë Socialiste. Ia thash unë…” – tha Ndreu.

Gazetarët zbuluan në studio se drejtori i shkollës është pushuar vërtet nga puna pas zgjedhjeve. Ish-deputeti tha se nuk ishte pyetur nga prokuroria e Krimeve të Rënda për këto përgjime. Sipas ligjit një drektor shkolle nuk mund të jetë funksionar aktiv i një partie politike. ©LAPSI.al

Trending