Presidenti i republikës, Ilir Meta, i ka dërguar një shkresë Drejtorisë së Burgjeve, ku i kërkon informacion mbi situatën e sigurisë në burgje.

Presidenti do të dijë nëse ka rrezik apo jo shpërthimi i ndonjë revolte nëpër burgje, cka do të sillte daljen jashtë të personave me precedentë penalë.

Burimet i thanë Lapsi.al se kreu i shtetit kërkon vlerësimin e situatës duke parë gjendjen e tensionuar në vend. Ai i kërkon drejtorit të përgjithshëm të burgjeve marrjen e të gjitha masave për parandalimin e çdo situate që mund të rrezikonte sigurinë në vend.

Trending