Ish-deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade ka treguar edhe njëherë se raportet e saj me kryeministrin Edi Rama nuk janë të mira, teksa ka folur për rikthim në PS në emisionin “Provokacija”.

Dade e cilëson Ramën si një lider jomendjehapur, ndonëse theksoi se është bërë një hap përpara me përfshirjen e femrave në politikë.
“Unë refuzova të jem anëtare dhe ka qenë zgjedhja e kryeministrit që nuk jam në asamble. Janë shumë gjëra që duhet të dryshojnë dhe më së pari sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë. Nëse do kishim lider mëndjehapur patjetër që sistemi të krijon mundësi të krijosh një grup parlametar me vlera. Prandaj duhet të kalojmë në një sistem ku votat të kalojnë për atë individ që votohet.
Unë thashë që nuk mund ti atashohet çdo gjë sistemit. Është bërë një hap përpara me gratë në politikë. Ajo i krijon elektoratit një mendje të hapur për të zgjedhur individin. Edhe atyre që marrin vendime për të caktuar kandidatë i kufizon për të bërë abuzimin me lista. E dyta ka të bëjë me sistemin aktual, me zbatueshmërinë e neneve me statutet përkatëse. Ne kemi dalë përmes një sistemi demokratik. Do pjekuri politike do që të kesh lider me mendje të hapur. Nuk është se nuk ta mundëson ky sistem, por mbi bazën e këtij sistemi është thelluar autoritarizmi i liderit”, tha Dade.
Socialistja theksoi se edhe nëse do t’i vinte një ftesë për t’u përfshirë në PS apo asamble nuk do të pranonte përsa kohë është Rama lider.
“Nëse do të kishim këtë format me këtë lider partie, me këtë kryesi. Nuk e pranoj. Unë kam refuzuar të punoj me Edi Ramën që në momentin kur refuzova të jem pjesë e tij në listën e kryesisë. Në mbledhjen e asamblesë mbeta i vetmi zë për shkeljet flagrante të statutit. Dhe nisur nga kjo unë kam menduar që Edi Rama duhet të ikte, PS duhet të krijonte një ekip me vlera”, u shpreh ajo.
Dade foli gjithashtu edhe për përplasjen e moderatorit Mustafa Nano me kryeministrin në emisionin ‘Opinion’ për veshjen.
“Më lejoni t’ju shpreh keqardhjen për arrogancën e kryeministrit. Në fakt ne që kemi një farë përvoje dhe merremi me psikologjinë, përdor këto mjete për të mbuluar paaftësinë totale për të qeverisur. Korrupsioni është bërë endemik. Një kryeministër kur del në publik duke patur pamundësinë për të argumentuar mungesën e rezultateve kthehet tek mjetet, jam e bindur që edhe militanët nuk do mbështesin kur kryeministri del në publik siç është rasti në emisionin Opinion”, tha ish-deputetja, ndërsa deklaroi se në krahasim me Ramën, Berisha ka sjellje më të mirë.
“Berishën, po absolutisht e kam parë, kur kam kohë e ndjek mendohen gazetarët kur i bëjnë pyetje. Kur një kryeministër bën nga atë gjest bullizimi, vetezhvlerësohet si figurë dhe i krijohet hapësira. Nuk ma ka ndodhur kurrë. Edhe unë kam qenë ministre e Jashtme, e Kulturës kam patur debate mjaft të nxehta, dhe nuk kam patur një rast ku të më jenë drejtuar në mënyrë të paedukatë. Përjashto debatet në parlament. Besoj se njeriu vetë duhet të dijë të ruajë dinjitetin”, shtoi ajo





You must be logged in to post a comment.