
Bota nuk do jete e njejta pasi te dalim nga ky izolim, do jete me e pergjegjshme. Cfare ka ndodhur? Drejtuesit e larte te te gjitha shtetetve po ndjejne detyrimin dhe pergjegjesine ndaj popullit te tyre. Eshte pak e çuditshme që një rrezik global si një virus virulent të kete më shumë fuqi se sovranitet që njerezit i kerkonin nëpër protesta dhe forma të tjera të kontrollit mbi pushtetin. Kjo qe po ndodh si ndjenje pergjegjesie dhe kujdesi ndaj të drejtës se pare qe eshte e drejta e jetes; duket si nje kombinim per te kerkuar njeheresh e gjithe shoqeria globale dhe popullate e pothuaj gjithe botes llogari. Pushteti dhe ekonomia, shkenca dhe kujdes shendetesor a jane per njerezimin dhe në sherbim të tij? A jetojme ne nje shoqeri qe drejtohet nga humanizmi apo thjesht nga fitimi dhe nuk pyet per fatet e tjera njerezore të shtresave të uleta? Te barabarte në vdekje por ama në kushtet e njekohesisë, kjo nuk kishte ndodhur. Madje as ne luftrat botrore sepse gjate tyre, drejtuesit mbroheshin nuk ishin në vijen e parë te frontit. Kjo sjellje qe quhet:” Te gjithe te mbrohemi duke mos u takuar me njeri tjetrin”, pra ky qendrim global antisocial duket dhe eshte paradoksal ,por mund te lexohet edhe si nje: “Stop i marrezise njerezore” qe kishte mberthyer boten dhe njeriun i etur ose i detyruar per te jetuar nen ngasjen e pasjes dhe jo të qënies çka ishte parashikuar nga Erich Fromm. Natyra na goditi me një virus fal dajllëzisë së njeriut, duke patur me shume kujdes ndaj vetes. Po pastrohet nuk i priten druret per ca kohe, nuk i ndoten ujerat apo qielli dhe ajri…Duket si nje dialog mes njerezve qe flasin dhe mendojne dhe natyres qe nuk flet nuk mendon por ndjene…Balzaku thoshte mos dil kunder natyres se ajo hakmerret…Mendoj se pavaresisht se si dhe pse erdhi, edhe ne keto kushte ka dicka qe duhet pare dhe gjykuar ne aspektin e mesimeve qe dalin. Ne kete jete asgje nuk ndodh per tu harruar. Kjo ndalje e vrullit te pakontrolluar në gjykimin tim mund të shprehet me keto fjale: Bota kishte nevoje te reflektonte sepse zgjohej pasi kishte rene ne gjume pas mesit te nates, dhe shkonte te flinte pasi ishte drobitur ne lojen e fitimit hedonizmit dhe mizerjes per shumicen e njerezve. Po kthehemi te ajo filozofi e disa autoreve qe perpara ligjit vinin moralin..Nuk e paramendoja por dje po lexoja Hobsin serish, se di nuk mendoj se ishte rastesi…Njeriu per njeriun ujk dhe te gjithe kunder te gjitheve…keshtu si metonte ai ka ndodhur gati per dy shekuj po thuaj…Covid 19…autoriteti i sotem ne shoqerine globale…ti zvoglove cdo autoritet…Sa sureale duket aq e pakundershtueshme eshte…!
19 mars 2020 pkabo


You must be logged in to post a comment.