Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në të tre shtetet e goditur më rëndë nga shpërthimi i koronavirusit.
Trupat do të përdoren në New York, California dhe Washington për të ofruar ndihmë mjekësore dhe për të ngritur stacione mjekësore pasi numri i vdekjeve në mbarë vendin u rrit në 471 dhe infeksionet në 35.244.
Frika nga mungesa e furnizimeve kryesore mjekësore në New York City,dhe kete shtete coj ne kete vendim te presidentit trump,nderko qe keto trupa do komandohen nga shtete qe do ti perdorin.
Një projekt-ligj për të financuar përpjekjet e ndihmës kombëtare është bllokuar në Senat.
Demokratët e opozitës dëshirojnë që projekt-ligji i stimulit të urgjencës, i cili vlen pothuajse 1.4 trilion dollarë , të përfshijë më shumë para për qeveritë dhe spitalet shtetërore dhe vendore, ndërsa republikanët e zotit Trump po bëjnë presion për veprime të shpejta për të siguruar tregjet financiare.



You must be logged in to post a comment.