
Me nje mocioni mosbesimi Parlamenti i Kosoves verdheblu rrezon qeverine, me jeteshkurtren qe mbahet mend dekadat e fundit ne rajon.
Albin Kurti tregoi ne nje forme aspak diplomatike, pra shqip e troç nje detaj interesant: Ai kishte pasur probleme me ambasadorin amerikan Kosnett ngaqe Amerika kerkonte nga Kosova heqjen e te gjitha barrierave qe pengonin dialogun me Serbine, por s kishte pranuar kerkesen e Kurtit qe dhe Serbia te nderpriste procesin e lobimit te mosnjohjes se Kosoves si shtet.
Pastaj pohimi gjithashtu troç i Kurtit se ai ishte zgjedhur ne postin e kryeministrit me votat e qytetareve kosovare dhe jo te ambasadoreve ka idhnuar keq aleatin e madh te kombit shqiptar, Ameriken.
Pas kesaj historia thjeshtohet: Nje minister provokon, Kurti akoma pa pervoje dhe gjaknxehte e shkarkon, LDK bie mocion ne Kuvend te cilin Amerika e perkrah publikisht dhe dihet, qeveria bie.
Ja pra kaq e thjeshte eshte te jesh nje republike bananesh, biçim kolonie me te mirat dhe te keqiat qe sjell ku status i atij shteti qe mban emrin e vendosur nga shteti pushtues shekullor, qe s`ka himn e flamur kombetar, por disa sinjale njohese administrative, ku populli nuk mund te thirret ne referendum per çeshtje kapitale, ku Presidenti, Qeveria dhe Parlamenti nuk mund te vendosin per probleme madhore pa marr aprovimin e KFOR-it i cili garanton teresine territoriale te shtetit te Ahtisaarit.
Roland Luci fb post


You must be logged in to post a comment.