Avioni privat i Lionel Messi ka bërë një ulje emergjence të premten në mëngjes në aeroportin Zaventem, në Bruksel në Belgjikë. Jet-i, i blerë dy vjet më parë nga sulmuesi i Barcelonës për 13 milionë euro, ka patur një problem me rrotat ulëse të tij. Nuk është ende e qartë nëse Messi ka qenë në bord të mjetit. Lajmin e ka bërë të ditur portali belg HLN, sipas të cilit përgjegjësit e aeroportit belg nuk kanë dashur të japin deklarata.



You must be logged in to post a comment.