A po i rishkel syrin Edi Rama edhe njëherë kultivuesve të kanabisit, ashtu sikurse bëri në fillimet e qeverisjes së tij? A po kërkon ai edhe një njëherë rrugëdalje përmes hashashit, kur një krizë tejet e rëndë ekonomike, pritet të kanosë vendin pas asaj të koronavirusit?

Këto pyetje marrin hov pas intervistës së fundit të kryeministrit në “Zonë e Lirë”, ku ai la të hapur mundësinë për legalizimin e tij për qëllime mjeksore. I pyetur nga Arin Çani për këtë mundësi, ai tha se qeveria është “në një fazë të avancuar, por jo në kapitullin e fundit të diskutimit të kësaj çështje”. Ai shtoi: “Atë (hashashin- shenim i Lapsi.al) pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë, se të tjerët e kanë bërë”.

Po a është ky një sinjal që shteti nuk do i prekë ata që merren me bimën aq shumë të anatemuar? Dhe çfarë e detyroi Ramën të ndryshojë kaq radikalisht qëndrim?

Në mars të 2015- ës, pasi miku i tij më i ngushtë, një nga njerëzit më të fuqishëm në PS-në e asaj kohe Koço Kokëdhima, filloi fushatën për legalizimin e kanabisit mjeksor, Rama e kundërshtoi formalisht atë megjithëse Shqipria ishte mbjellë e gjitha me hashash. Në emisioni Opinion ai i tha Fevziut: “Jam kundër legalizimit të kanabisit dhe nën qeverisjen e kësaj mazhorance, nuk do të ketë legalizime të tilla”, konfirmoi prerë ai duke e konsideruar qëndrimin e ish deputetit Kokëdhima, si një opinion personal, të lirë  me të cilin ai nuk qe dakord.

lapsi.al

Trending