TIRANË– Personi që ka marrë përsipër të paguajë të gjitha shpenzimet për 27 shqiptarët që u strehuan në një hotel në Korçë, është Lazim Destani. Dosja.al, ka mësuar se filantropi nga Tetova, babai i aktorit mjaft të njohur, Blerim Destani, do të paguajë të gjithë kostot për veshje dhe ushqim, për 27 shqiptarët që gjetën strehë, katër ditë pas vuajtjeve që kaluan në doganën e Kapshticës.
Pas plotësimit të procedurave dhe kontrollit mjekësor, shqiptarët u evakuuan për t’u dërguar dhe akomoduar në një nga hotelet në qytetin e Korçës. Për 14 ditë, ata do të strehohen në këtë hotel karantinë.
Pas afatit të karantinimit, shqiptarët do të mund të largohen nga hoteli për tu kthyer në familjet e tyre. Katër ditët e fundit, këta shqiptarë i kaluan në dëborë e në të fothtë. Ditën e sotme, njëri prej tyre përfundoi në spital, pasi gjendja shëndetësore iu përkeqësua. Dje kryeministri Edi Rama u shpreh se ata që kanë arsye dhe që janë rezidentë në Shqipëri do kalojnë. Por kushti i vetëm për ta është që do të futën në karantinë për 2 javë dhe të gjitha shpenzimet e hotelit ku do të qëndojnë do t’i paguajnë vetë.Kjo situate e krijuar beri qe qeveria te ndryshoje me shpejtesi me nje vendim te ministrise se brendeshme dhe asaj te shendetesise qe specifikon dhe raste analoge me kete situate arrogante dhe te pakuptimte te shtetit te te drejtes.vendimi parashikon qe shtetasit shqipyare rezidente ne shqiperi hyjne ne cdo poke kufitare me detyrimin e karantines 14 ditore me shpenzimet e tyre, nderko per shtetasit shqiptare por rezidente ne vende te tjera nuk mund te hyjne deri ne kalimin e kesaj gjendje epidemije.



You must be logged in to post a comment.