Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, parashikon se deri në fund të muajit prill do hapen të gjitha bizneset të cilët janë mbyllur nga situata e COVID-19. Në një intervistë për EuroNews, Denaj tha se fillimisht do të merren vendime për hapje të pjesshme për disa kategori dhe për të arritur që në fund të majit, të gjitha bizneset të jenë aktive.

“Hapja e bizneseve është një diskutim konkret, unë besoj se brenda muajit prill do të ketë biznese të hapura. E rëndësishme është për të parë se si ecën dhe këtë javë situata me pjesën e infeksioneve në të gjithë rajonet e Shqipërisë.

Hapja do të fillojë në mënyrë të përshkallëzuar. Ne besojmë se nëse situata e përhapjes së virusit do të jetë e kufizuar siç është në rastin konkret, do të ketë shumë më tepër probabilitet që hap pas hapi, deri në fund të majit të kemi një shtrirje për të gjitha bizneset për të funksionuar”, – theksoi Denaj.

Kjo deklaratë e Denaj bëhet në një kohë kur numri i të infektuarve në Shqipëri po shtohet me ritme të vogla dhe mjekët thonë se është kaluar piku.

Trending