Ish-futbollisti i njohur i kampionatit shqiptar Abraham Alençevu ndihmoi ditën e sotme futbollistin bashkëkombas Bexhi Antoni (Bylis), i cili nuk pati mundësi të furnizohej me ushqime gjatë qëndrimit në izolim.
Abraham iu bashkua nismës së Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë për të furnizuar me ushqime të gjithë lojtarët që ndodhen në vështirësi në vendin tonë.
Më pas, vetë mesfushori i krahut Bexhi Antoni falenderoi SHFPSH-së në rrjetet sociale.

PANORAMA.AL


You must be logged in to post a comment.