“Ne nuk mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Shprehja e Nënë Terezës na frymëzon të gjithëve të bëjmë mirë çdo ditë, të tregojmë solidaritet ndaj atyre që kanë nevojë, të gëzojmë sado pak një fytyrë të trishtuar për të përçuar paqe e gëzim në shpirtin e tyre.Të dashur miq, me një akt të madh humanizmi, biznesmeni i shquar shqiptaro-amerikan, Z.Harry Bajraktari, “Nderi i Kombit”, dhuroi 1000 thasë mielli për familjet në nevojë të Tropojës për t’u ardhur sado pak në ndihmë atyre në këto ditë të vështira. Kjo ndihmë u shpërnda nga Myftinia Tropojë, të cilën e falenderoj përzemërsisht për gatishmërinë e treguar në çdo kohë për t’i ardhur në ndihmë të pamundurve. Akte të tilla zemërgjerësie paraqesin bukurinë e përfeksionit të shpirtit njerëzor dhe janë mesazhe që tregojnë se e mira në këtë botë është mbizotëruese, është fitimtare.Falenderim dhe mirënjohje për Z.Harry Bajraktari që tregon edhe një herë që gjendet pranë njerëzve të Malësisë së Gjakovës, duke treguar përmes veprave si këto që solidariteti dhe bamirësia janë akte që të lartësojnë. Në një periudhë të tillë kur njerëzimi po përballet me një armik të padukshëm, që po sjell vështirësi të pashëmbullta për shumë njerëz, ne kemi nevojë për vepra të tilla shpresëdhënëse. Unë uroj e shpresoj që të gjithë së bashku, me besimin tek Zoti, solidaritetin mes njëri-tjetrit, vullnetin e kurajon e gjithësecilit do ja dalim ta kalojmë dhe këtë situatë e vështirë!
Besnik Dushaj post fb




You must be logged in to post a comment.