Tenori i famshëm italian Andrea Bocelli realizoi një koncert mahnitës LIVE të Dielën e Pashkëve nga qendra e boshatisur e Milanos. Edhe pse ishte i pari koncert i mirëfilltë që nuk kishte asnjë spektator të pranishëm ai ka prekur dhe përlotur mbi 3.4 milionë ndjekës që e kanë parë online apo në TV koncertin e quajtur “Muzikë për shpresë”.
Ndjekësit e vlerësuan performancën e fuqishme të Bocellit si: “Prekëse, mahnitëse dhe madhështore!”. Bocellit iu dha akses ekskluziv në katedralen e mbyllur të Duomo nga Kryeprifti, Imzot Gianantonio Borgonovo, dhe Kryetari i Bashkisë, Giuseppe Sala. Sipas komenteve në rrjetet sociale Bocelli realizoi një nga shfaqjet e tij më ikonike deri më sot.




You must be logged in to post a comment.