Kryeministri Edi Rama e konsideron të turpshëm nxitjen e komunitetit rom sipas tij për të inskenuar shfaqje të rrezikshme. Reagimi vjen pas publikimit të një video nga ish-kryeministri Sali Berisha, në Levan të Fierit ku pjesëtarë të këtij komuniteti marrin ndihma shumë pranë njëri-tjetrit pa zbatuar distancimin social.
Kryeministri Rama ne Twitter:
E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore





You must be logged in to post a comment.