Karantina mund të na kufizojë lëvizjen, por jo mendimin.
Karantina mund të na kufizojë jetën,por jo revoltën.

Revolta jonë nuk është dhe nuk duhet të jetë e sëmurë.

Çdo shqiptar e ka një motiv për t’u revoltuar.

Dikush është hequr nga puna padrejtësisht. Atëherë le ta shkruajë revoltën e tij dhe ta shfaqë në ballkonin e tij.

-Dua punë!

Dikush ndien peshën e rëndë të padrejtësisë. Atëherë le ta shkruajë revoltën e tij dhe ta shfaqë në dritaren e tij.

Dua Drejtësi!

Mund të vazhdoj në pafundësi me renditjen e shkaqeve të revoltës së çdo shqiptari, sepse në çdo shtëpi shqiptare ka një shkak për t’u revoltuar.

Në çdo shtëpi shqiptare, ka një njeri që do të thërrasë: Mjaft më!

Shkruaje revoltën tënde!
Shkruaje dinjitetin tënd!
Shkruaje të ardhmen tënde!

Nga Genc Sejko

Trending