Andrin Sadikaj, mjeku shqiptar i cili po lufton me COVID-19 në vatrën e nxehtë të SHBA dhe botës, New York flet për ”News24” lidhur me situatën aktuale.

Sadikaj thotë se fatmirësisht deri tani SHBA po e përballon fluksin pasi ka 920 mijë shtretër të disponueshëm nga 600 mijë që janë infektuar deri tani. Po ashtu ai thotë se Neë Yorku, Neë Jersey po ndihmohen me staf nga shtetet që kanë më pak të infektuar.

Po ashtu mjeku i cili prej 6 vitesh punon në SHBA ka vënë re se 85% e pacientëve me COVID-19 në spitalin e tij në Manhattan ja dalin, kurse ata që vdesin janë obezët, të moshuarit mbi 70-80 vjeç apo ata me sëmundje me zemër dhe në mushkëri.

”Këtu ka rreth 430 pacientë të konfirmuar dhe nuk janë të gjthë por njëherë vijnë 50, njëherë 20 dhe gjithsej të akomoduar janë 450. Në fillim të prillit ishin 177 mijë në SHBA dhe virusi ka ardhur agresiv duke u rritur. Moshat kryesore janë mbi 70- 80 vjeç dhe moshat që janë më të rrezikuara janë mbi 60 vjeç dhe me rritjen e moshës rritet risku.

Shumica ja dalin. 20% e pacientëve dhe moshat e reja kanë imunitet shumë të fortë dhe nuk kanë simptoma por duke mos respektuar rregullat dashje pa dashje infektojnë.
Numrin e të vdekurve nuk e kam të saktë por di që është si skenari i Italisë, dhe i futin trupat në kamionë frigoriferikë. Ata pacientë që ndërrojnë jetë për fat të keq është shumë e vështirë. Numri më i lartë është konsiderueshëm rreth 85% ja dalin. Por ata që kanë mbipeshë, diabet, sëmundje zemre, mushkëri apo të moshuar këta nuk ja dalin.
Duhet të jenië 40- 50 pacientë të intubuar, ky numër lëviz pasi janë step- up dhe step- doën, pra kur futen dhe dalin. Tjetra shumë pacientë nuk e kuptojnë që duhen oksigjenuar dhe ne duhet t’i monitorojnë. Nga mezi i marsit ka pasur një mbilodhje të personelit shëndetësor por kemi pasur një ndihmë nga shtet e tjera jo si Nju Jork, Teksas. Punojmë nga 14-15 orë në ditë dhe marrim një ditë pushim. Për momentin, SHBA ka 920 mijë shtretër të dispuneshëm dhe janë 600 mijë të prekur, për momentin është ekuilibër por stafi kërkon ndihmë personel dhe 90% e spitaleve të Nju Jork janë në dispozicion të pacientëve me COVID-19.
Ka të infektuar mjekë por nuk kemi pasur fatalitete. Kam parë mjekë të infektuar dhe kam qenë krenar kur i kam parë që e kanë kaluar 2 javë COVID-19 dhe dhe janë rikthyer në punë. Unë nuk e kam bërë tamponin, e kam për nesër në orën 1. Kam frikën e familjes por unë kur shkoj në shtëpi fut rrobat e punës në lavatriçe dhe futem në dush për të minimizuar rrezikun. Por marrim donacione për maska pasi këtu i ndërrojmë çdo 4-5 ditë dhe nuk është luks ta ndërrosh çdo ditë. Ndërrohet çdo 3-5 ditë dhe ironia është që këto maska prodhohen në Kinë. Tani diskutimi është si të prodhojmë këtë ventilatorë dhe mjete mbrojtëse këtu. Kemi pasur probleme me maskat N-95 por tani edhe qytetarët po i dhurojnë sepse duan të ndihmojnë mjekët. Unë këtu kam mbi 6 vjet që punoj, kam punuar në disa spitale, erdha për të mbrojtur diplomën dhe punoj prej 1 viti në Harlem Hospital.
Këtu është një mjet shqiptar në repartin e urgjencës dhe një tjetër në psikiatri por në lagjet e tjera ka shumë shqiptarë mjekë dhe që po u shërbejnë pacientëve me COVID-19.”- tha Andrin Sadikaj.

(BalkanWeb)

Trending