GJERMANIA shfaq simptoma KINEZE të totalitarizmit.
Në Psikiatri mbyllën një avokate të së drejtës mjeko-ligjore, sepse kundërshtonte masat e kufizimit dhe izolimit të popullsisë.

Fenomene Kine, po shfaqen në Europë, e ku gjetiu, në Gjermaninë me histori barbarizmash.
Avokatja e njohur në Gjermani u arrestua dhe u mbyll në Psikiatri, pasi bëri një ftesë publike për të protestuar dhe shprehu kundërshtinë e saj lidhur me masat e ashpra kufizuese, të cilat i cilësoi si antikushtetuese.
Gjithashtu, akuzoi instancat gjermane se në Klinikën Psikiatrike i kishin ushtruar edhe dhunë fizike.

Avokatja Beate Bahner publikoi një Buletin për Shtypin në datën 3 Prill mes së cilit denonconte se masat gjermane të ndërmara për karantinim ishin antikushtetuese dhe cënonin, si kurrë më parë, të drejtat themeltare të qytetarëve. Ajo i mëshonte faktit se këto masa nuk kanë asnjë bazë ligjore, masa që u hartuan në shpejtësi skëterrë dhe që bien në kundërshtim me ligjin gjerman për epidemitë. Gjithashtu, këto janë masa që nuk justifikojnë mbylljen e bizneseve, teksa nuk mbështeten në fakte që argumentojnë dhe vërtetojnë që jemi realisht në situatë epidemie.
Jo vetëm kaq, avokatja ka depozituar edhe një Akt-Pasi kundër Institucioneve gjermane duke i akuzuar ato për masa antikushtetuese.

Bahner bëri një ftesë të Dielën e Pashkës “që të ndalet menjëherë tirania”, ndërsa administrata e Haidenbergut u kundërpërgjigj dhe bëri publik ndjekjen e avokates, me akuzën e shkeljes së ligjit.

Më 13 Prill, Bahner i telefonoi motrës së saj, duke i thënë se një makinë ishte duke e ndjekur, dhe se i dukej një veprim i dyshimtë. Telefonoi policinë dhe i tregoi atë që po ndodhte dhe policia u shfaq shumë shpejt pranë saj. Por në vend që ta pyeste për shqetësimin dhe dyshimet, që një makinë po e ndiqte, i hodhi prangat dhe e shtriu përtokë.
Më pas, avokaten e çuan në një Klinikë Psikiatrike dhe sipas deklaratës së saj edhe atje e trajtonin sikur të ishte terroriste.

“Kërkova një karrige të ulem, teksa po më merrnin në pyetje dhe më sollën një fron të vogël. U kërkova të më hiqnin prangat, sepse unë kisha kërkuar mbrojtjen e policisë. Por jo, më përplasën sërish në tokë dhe më mbyllën gjithë natën një një Klinikë Psikiatrike, si të Guantanamos, të sigurisë së lartë… nuk kishte as tualetë, as lavaman, më lanë vetëm ujë dhe dhoma kishte edhe një zile, së cilës mund t’i bija nëse më duhej diçka. Asaj zileje i rashë tre herë, por më injoruan…”

Dje, avokatja u akuzua për nxitje të veprimtarive të paligjshme dhe avokati i saj po u bie kambanave të alarmit, duke na vënë në dukje rrezikun që na kanoset, si dhe duke e cilësuar këtë akt dhe vendim “si një kapitull të errët n ë historinë e Gjermanisë”.

Avokatja Bahner ka fituar 3 çështje në Gjykatën Kushtetuese Federale, si dhe është autore e 5 librave për të drejtën mjeko-ligjore gjermane.

Media e blerë #hesht.

Lajme të tilla nuk jep askush, sepse cënojnë kancelaren Kasner (Merkel), këtë gjermanolindore që varfëroi Europën me suportin e kriptokomunistëve-globalistë të Qeverisë Botërore!

statusi i Mariela Stefanllari

Trending