WIND OF CHANGE 🍀
OPENINING UP AMERICA AGIAN- Cili eshte plani ne vijim?
Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, sot eshte bere publik plani udhezues i rihapjes se konfederates prej 50 shtetesh. Pushteti per rihapjen e secilit shtet eshte lene ne duar te guvernatoreve perkates, duke ndjekur nje plan te detajuar nga ekspertet e shendetit publik i cili kalon neper 3 faza ku secili prej tyre duhet te zgjase minimalisht 14 dite.
Perpara se secili shtet te kaperceje ne secilen faze, duhet te permbushe 3 kritere hyerese-
- Trajektore ne renie te rasteve me simptoma te semundjeve respiratore te ngjashme me gripin dhe covid per nje periudhe 14 ditore.
- Trajektore ne renie te rasteve te konfirmuara me covid per nje periudhe 14 ditore.
- Kapacitete mjeksore mjaftueshem per te trajtuar te gjitha rastet pa shkaktuar krize ne sistemin shendetesor.
Shtetet duhet te sigurojne kapacitete per testimin e personave simptomaitk si edhe gjurmimin e kontakteve pozitive, si dhe survejim te zonave me risk, mjaftueshem PPE per personelin shendetesor, dhe kapacitete ICU mjaftueshem ne rast nevoje.
Masa te rrepta mbrojtese per industrite e cilesuara kritike- dhe atyre me risk te lart ekspozimi, transportit publik etj.
Disa rekomandime gjejne shtrirje pergjate 3 fazave,
si higjena personale, dhe perforcimi i mundesive te distancimit social prej punedhenesve, testimi dhe gjurmimi i kontakteve.

Faza I- perfshin shume nga masat aktuale, si shmangien e udhetimeve qe nuk jane te domsodoshme dhe parandalimin e aktiviteteve ne grup.
Shkollat qe jane te mbyllura, vazhdojne te mbeten te mbyllura,
Baret mbeten mbyllur. Restorantet dhe tempujt fetare, qendrat sportive etc. mund te rihapen megjithate ato duhet t’u nenshtrohen protokolleve te distancimit fizik.
Nese nuk ka evidence te riaktivizimit te virozes ne fazen e pare mund te kalohet ne fazen e dyte.
Faza II – perfshin liberalizimin e udhetimve qe nuk jane domosdoshmeri.
Shkollat mund te rihapen.
Baret mund te rihapen megjithate ato duhte t’u nenshtrohen protokolleve te distancimit fizik.
Faza III – shtetet te cilat vazhdojne te ruajne nivelin e ulet te rasteve mund te fillojne te liberalizojne “aktivitetin publik”.
Ne fazen e trete mund te rihapen normalisht baret, restorantet mund te rrisin kapacitetin dhe mund te rifillojne vizitat ne shtepite e te moshuarve, spitale etc.
Disa shtete mund t’i rikthehen normalitetit pas nje peridhe 1 mujore ri-evaluimi.
Guvernatori Cuomo i NY ka parashikuar qe shteti i tij i cili eshte dhe epiqendra e epidemise ne Shtetet e Bashkuara te vazhdoje izolimin egzistues minimalisht deri ne 15 Maj.
Guvernatoret e Michigan, Ohio, Wisconsin, Minnesota, Illinois, Indiana dhe Kentucku qe perbejne ate qe njihet si Midwest thane se do punojne ngushtesisht se bashku per te rikthyer gradualisht normalitetin.


You must be logged in to post a comment.