Kryeministri Edi Rama foli për punët sezonale, ku deklaroi se qeveria shqiptarë është duke diskutuar me palën greke, vend ku edhe shumë shqiptarë shkojnë për punë sezonale.

“Jemi duke diskutuar me palën greke. Kemi pasur edhe një kërkesë apo shqetësim të shprehur nga konfederata agropërpunuese dhe ne jemi duke diskutuar për të hapur rrugën për të shkuar në Greqi dhe për të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe në vende të tjera”, u shpreh Rama në “Opinion”.

Teksa u ndal tek puna në të zezë, Rama tha se do të marrin edhe ata pagën e luftës.

“E di që nuk janë pak, por di që nuk kemi gjetur asnjë praktikë që një shtet të marrë përsipër këtë gjë jo për mungesë respekti ndaj tyre, por nëse e hap nuk ke asnjë mekanizëm ta ndash se kush është ai që punon në të zezë dhe ata që gënjejnë. Gënjeshtarë në kohë lufte ka plot. Nëse je i punësuar në të zezë dhe i drejtohesh Tatimeve ku i thua marr kaq rrogë tek x. Në rast se nuk ka denoncime kjo është pa zbatueshme. Ne jemi duke menduar edhe një shpërblim për denoncimin”, pohoi ai.

Trending