12 shqiptarë që ishin nisur për t’u kthyer në atdhe, ja me sa euro u ndëshkuan nga Policia në Greqi.
Reagojne mediat greke.


12 shqiptare qe ishin nisur drejt Shqiperise marrin gjobe ne Greqi.

Policia greke ka gjobitur me 300 euro 12 shqiptarë që ishin nisur për t’u kthyer në atdhe.

Shqiptarët u gjobitën në KTEL Kifissos, në kuadër të masave të marra për kufizimin e udhëtimeve të panevojshme për shkak të koronavirusit.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se shqiptarët po udhëtonin pa lejen e nevojshme për në Igumenicë.

Ata u thanë autoriteteve se ishin punëtorë në Mykonos dhe ishin nisur për t’u kthyer në Shqipëri.

Policia i zbriti nga autobusi, u vendosi gjobën dhe urdhëroi largimin e autobusit për në Igumenicë pa asnjë pasagjer.

Trending