Një teori konspirative është duke qarkulluar në mediet ndërkombëtare. Bëhet fjalë për diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe mundësinë që ai të jetë infektuar me koronavirusin e ri.

Kim Jong Un nuk mori pjesë për herë të parë në ceremoninë e “Ditës së Diellit”, në Korenë e Veriut, duke shtuar spekulime për shëndetin e tij, në lidhje me koronavirusin.

“Dita e Diellit” simbolizon lindjen e gjyshit të tij, Kim Il Sung, ngjarje shumë domethënëse për Kim e familjen e tj, i cili e ka festuar gjithmonë që prej ardhjes në pushtet në vitin 2011. Por në festë, veç mungesës së diktatorit, ra në sy dhe mungesa e motrës së tij, Kim Yo Jong.

Megjithëse Pyongyang (kryeqyteti i Koresë së Veriut), pretendon se ka zero raste me COVID-19. Kim Jong Un ka qenë shumë aktiv javët e fundit dhe shpesh është fotografuar duke inspektuar ushtrinë.

Nga Koreja e Veriut nuk mund të pritet kurrë një informacion i saktë dhe nuk mund të kemi konfirmim për lajmin, por ajo bëhet e besueshme në rrethanat se kur ka ndodhur kjo mungesë e Kim Jong Un në një ceremony kaq të rëndësishme.

Trending