Sot, rastet pozitive i kalojnë 2.19 milion. Numri i përgjithshëm ka arritur të paktën 2,191,000, sipas worldometer.
Ajo që bën përshtypje 24 orët e fundit është situata në Kinë. Ndërkohë që deri dje dukej se po shkonte drejt shuarjes Covid 19 duke shënuar rreth 2 të vdekur çdo ditë në mesataren javore, dita e djeshme ishte fatale për shtetin e madh aziatik. Dje u regjistruan në Kinë 351 raste të reja të shfaqjes së coronavirusit ndërkohë që dita u mbyll me 1290 viktima. Ndofta dita më e zezë për Kinën që nga shfaqja e Virusit. Të paktën nga sa është raportuar.
Kjo situatë e regjistruar i ka shtuar mjaft dyshimet për transparencën kineze në trajtimin e sëmundjes, duke i dhënë material teorive konspirative.
Edhe në zonën euro atalantike dita e djeshme u mbyll me shifra të larta ku vendet më të prekura dhe më të dëmtuara ishin SHBA, Franca dhe Anglia duke lënë prapa Italinë dhe Spanjën.
Një tjetër vend I goditur fort është edhe zemra e Europës Belgjika, e cila megjithëse me një popullësi që nuk i kalon 11 milion banorët ka regjistruar ditët e fundit deri në 400 viktima në 24 orë./Pamfleti



You must be logged in to post a comment.