Raportimet e fundit nga Italia konfirmojnë rënien e vazhdueshme të personave që janë të infektuar me COVID-19, të cilët janë të shtruar në spital.

Mediet vendase bëjnë me dije se sot janë 2,733 persona në kujdesin intensiv, 79 më pak se dje, ndërsa 25,007 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma të koronavirusit, 779 më pak se dje.
Në njëzet e katër orët e fundit 482 njerëz kanë humbur jetën (dje kishte 575 viktima), duke e çuar numrin total të viktimave në 23.227.
Numri i personave të shëruar ka arritur në 44.927, pasi në 24 orë janë shëruar 2,200 persona (dje 2.563 njerëz u shpallën të shëruar).
Numri i rasteve të ekzaminuara me koronavirus në 24 orë është 3,491(dje 3,493).
Sot u bënë 61,725 teste të koronavirusit (dje 65.705, por numri mbetet shumë i lartë).
Numri i përgjithshëm i personave që janë infektuar me virusin COVID-19 që nga shpërthimi është 175.925.


You must be logged in to post a comment.