Mua me duket se eshte momenti per t’ju sjell ne kujtes te gjithe Shqiptareve nje thenie brilante te Teodor Ruzvelt, :
“Detyra jone eshte t’a lidhim pushtetin me zinxhiret e hekurt te kushtetutes, ne menyre qe politikanet te mos e keqperdorin pushtetin per interesa dhe ego personale”

A po perpiqet Rama qe nen pretekstin e gjendjes se emergjences te na shkeli te drejtat tona te sanksionuara ne kushtetut. ?
Gjykojeni ju vete.
Ja disa te drejta qe i garanton kushtetuta dhe qe Rama, ne petkun e situates emergjente, po i shkel.
Ndresa opozita, nje pjese,mermerit jo dakortesi dhe nje pjese tjeter, qe betohen per kushtetuten heshte me paturpsi. Neni 37
- Paprekshmëria e banesës është e garantuar.
- Kontrollet e banesës, si dhe të mjediseve që njësohen me të, mund të bëhen vetëm
në rastet dhe në mënyrat e parashikuara me ligj. - Askujt nuk mund t’i bëhet kontroll vetjak jashtë procesit penal, me përjashtim të rasteve të hyrjes në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij ose për të mënjanuar një rrezik që i kanoset sigurimit publik.
Neni 38
- Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit të shtetit.
- Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.
Neni 41
- E drejta e pronës private është e garantuar.
- Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil.
- Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë.
- Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.
- Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë.
Neni 42
- Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor.
- Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me lig
Neni 49
- Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe
sistemin e kualifikimit të vet profesional. - Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës.
Neni 51
- E drejta e të punësuarit për grevë që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës, është e garantuar.
- Kufizime për kategori të veçanta të punësuarish mund të vendosen me ligj për t’i siguruar shoqërisë shërbimet e domosdoshme.
Neni 52
- Kushdo ka të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri ose kur është i paaftë për punë, sipas një sistemi të caktuar me ligj.
- Kushdo, kur mbetet pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj.
- Nazmir Bilani postim ne fb .


You must be logged in to post a comment.