Një këngë e rezistencës, e lirisë, e luftës së përbashkët përshëndeti Italinë në ditën e saj, në Ditën e Çlirimit.

“Bella Ciao” u këndua nga 7 artistë të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe Irma Libohova jonë. E kujdesshme për të kuruar çdo detaj, edhe veshjen e saj kuqezi me shqiponjën në zemër.

Projekti u koordinua nga Tommaso Primo dhe kënduan: Tomasso nga Italia, Guillem Rome nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Dewis Caldes nga Brazili, Georgios Strimpakos nga Greqia, Laye Ba nga Senegali dhe Irma Libohova nga Shqipëria.

Shijojeni!

Trending