Rudina Dembacaj publikoi një foto me partnerin e saj Mark Frrokun duke tymosur cigare.

Moderatorja u bëri apel ndjekësve të mos e pinë duhanin pasi dëmton shëndetin dhe të zverdh dhëmbët.
Por mesazhi i saj bie në kundërshtim me foton pasi vetë pozoi duke pirë cigare.
“Duhani demton rende shendetin,te zverdh dhembet,vjen ere e keqe,te hap barkun! Mos e pini,”- shkroi ajo.

Megjithatë Rudina është përballur me kritika nga disa komentues.
“Po kur u bone dhe ti plakushe muti nga “Aja” e shokut Agron tu kalu hu në hu tani,”– shkroi një prej tyre.
“Plakë, plakë por jam flakë,”– iu përgjigj Dembacaj.
Ndërsa një tjetër shkroi: “Mbas nja 2 viteve do kesh ndonjë kollovar tjetër se ke qejf ti ndërrosh format.”
“Duke parë duke bërë,”- iu kthye moderatorja.


You must be logged in to post a comment.