Ish-deputeti, Kastriot Islami, është liruar nga komisariati numër 2 në Tiranë, ku u mbajt për më shumë se 1 orë pasi u shoqërua për shkak se ka kundërshtuar forcat e policisë në momentin që ata i kanë kërkuar kartën e identitetit kur e kanë kapur duke lëvizur pa maskë. Policia e ka shoqëruar Islamin, pasi ky i fundit kur është kapur pa maskë nuk ka pranuar të tregojë kartën e identietit por edhe ka ofenduar policët.

Në momentin që Islami ka dalë nga komisariati, ka vënë maskë.

Trending