Një aeroplan i United Airlines u kthye në ajër pasi një 25-vjeçar bëri kërcënime terroriste në telefonin e tij, sipas autoriteteve.

Fluturimi 1681 i United u nis të shtunën në mbrëmje me 150 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit nga Aeroporti Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas, me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar Newark Liberty. Ndërsa fluturimi ishte në ajër, një asistente fluturimi dyshohet se pa Dante Milne duke dërguar një mesazh se do të rrëmbente avionin dhe ua raportoi incidentin pilotëve.

Pilotët i thanë kontrollit të trafikut ajror se e trajtuan situatën pa i thënë asgjë pasagjerit të dyshuar për kërcënimet.

“Pasagjeri nuk e di se çfarë po ndodh. Stjuardesa e pa duke dërguar një mesazh se do të rrëmbente avionin. Më telefonuan. Ne u mbyllëm dhe u kthyem në Las Vegas”, tha njëri nga pilotët.

“Pra, asnjë kufizim, pasagjeri është i bindur sepse nuk është në dijeni”, shtoi piloti.

Boeing 737 u ul në mënyrë të sigurt në orën 23:05 të mbrëmjes së së shtunës, ku forcat e rendit po prisnin te porta me kërkesë të pilotëve të avionit.

Departamenti i Policisë së Los Vegasit i tha gazetës The Daily Wire se oficerët arrestuan Milne me akuzën e kërcënimeve ose dhënies së informacionit të rremë në lidhje me një akt terrorizmi.

“ Më 24 tetor 2026, oficerët e LVMPD iu përgjigjën Aeroportit Ndërkombëtar Harry Reid në lidhje me një person që bëri kërcënime terroriste gjatë një fluturimi. Për shkak të kësaj, aeroplani u kthye dhe u ul shëndoshë e mirë në Las Vegas. Oficerët e arrestuan individin pa incidente”, tha Departamenti i Policisë së Las Vegasit./DAYLYWIRE

Leave a Reply

Trending