
“Partia Demokratike është rrëmbyer nga socialistët dhe komunistët që urrejnë Amerikën”, tha Blagojevich
Ish-guvernatori demokrat i Illinois-it, Rod Blagojevich, ka bërë thirrje publike, që votuesit të mbështesin kandidatët republikane në zgjedhjet më 3 nëntor.
Në një intervistë në emisionin “Cats Roundtable” të radios 770 WABC, ai deklaroi se Partia Demokratike “nuk është më ajo që njihej”.
“Partia Demokratike, është rrëmbyer nga socialistët dhe komunistët që urrejnë Amerikën”, tha Blagojevich.
“Nëse doni Mamdani-t në të gjithë Amerikën, atëherë qëndroni në shtëpi dhe lejoni demokratët të fitojnë zgjedhjet e midtermave. Por nëse doni ta bëni vendin tonë të madh sërish dhe ta mbroni nga ata që duan ta shkatërrojnë, dilni dhe votoni republikane.”
Ish-guvernatori, i cili tani e quan veten “Trump-O-Crat”, bëri këto deklarata duke promovuar librin e tij të ri “Framed, F*cked, and Freed: A Governor’s Odyssey”.
Blagojevich u dënua më parë për korrupsion politik në lidhje me shitjen e vendit senatorial të zbrazur nga Barack Obama dhe dënimi i tij u zbut nga presidenti Trump në vitin 2020.
Ai përmendi veçanërisht kryetarin e New Yorkut, Zohran Mamdani, si shembull të drejtimit të majtë ekstrem që, sipas tij, ka kapur partinë demokratike.
Sipas Blagojevich, partia e dikurshme e demokratëve tradicionalë është shndërruar në një force socialiste.
Deklarata e ish-guvernatorit vjen në një moment kur debati mbi drejtimin ideologjik të Partisë Demokratike, në SHBA mbetet i nxehtë në prag të zgjedhjeve.
Blagojevich argumenton se vetëm votimi masiv republikane mund të ndalë atë që ai e quan “shkatërrimin” e vendit nga forcat e majta radikale, socialistët dhe komunistët.





Leave a Reply