Grupe hakerash të dyshuar nga Koreja e Veriut janë përpjekur të depërtojnë javët e fundit në sistemet e prodhuesit britanik të ilaçeve AstraZeneca. Lajmi iu bë i ditur agjencisë së lajmeve Reuters nga dy persona që kishin dijeni mbi çështjen. Ky zhvillim vjen ndërsa kompania është në garë për prodhimin e vaksinës së saj kundër korovirusit.

Sipas burimeve, hakerat ishin paraqitur në faqet e rrjetit LinkedIn dhe në WhatsApp dhe i kishin bërë stafit të AstraZeneca-s oferta të rreme pune, në përpjekje për të hyrë në kompjuterat e tyre.

Përpjekjet për hakerim kishin në shënjestër një “grup të gjerë njerëzish”, përfshirë stafin që punon për kërkimet lidhur me COVID-19, tha një nga burimet, por sipas tij mendohet se përpjekjet nuk ishin të suksesshme.

Misioni i Koresë së Veriut në selinë e Kombeve të Bashkuara që ndodhet në Gjenevë nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Pheniani më parë ka mohuar të ketë kryer sulme kibernetike. Kompania AstraZeneca nuk pranoi të komentonte.

Burimet, të cilat folën në kushte anonimiteti mbi informacione që nuk janë bërë publike, thanë se mjetet dhe teknikat e përdorura në këtë sulm tregojnë se ato ishin pjesë e një fushate hakerimi që zyrtarët amerikanë dhe ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se vijnë nga Koreja e Veriut.

Fushatat kanë qenë më parë të përqendruara ndaj kompanive që operojnë në fushën e mbrojtjes dhe organizatave mediatike, por së fundmi kanë ndryshuar drejtim duke u përqëndruar tek studimet mbi COVID-19, sipas tre personave që kanë hetuar sulmet

Introducing

The Fedora Hat

in Camel

Handcrafted in Italy and made of 100% organic wool felt. These gorgeous fedora hats are water resistant.

Pages: 1 2

Trending