Shoqata bijte e shqipes njofton nje vdekje te parakoheshme te nje djali fierak,Emanuel Gjini lindur ne Frasher dhe banues ne Philadelphia.

Njoftim Vdekje
Me hidhёrim tё thellё njoftojmё se ndёrroj jetё nw menyre te papritur nga njё sёmundje e rёndё bashkёatdhetari ynё, i riu Emanuel Gjini. Ai lindi mё datё 26 Prill 1991 nё fshatin Frashër, Fier, Shqipëri.
Vdekja e tij nё moshё kaq tё re la nё pikёllim tё thёllё të gjithë familjen e tij në vendlindje, babain Aleksandër, nënën Florika, bashkëshorten Dorina, vëllain Ilir si dhe të gjithё miqtё e shoqёrinё e tij.
Homazhet (Viewing) në respekt tё Emanuelit e familjes sё tij do tё bёhen ditën e Shtunë, ora: 4:00 – 6:00 PM nё shtёpinё Funerale “Lambie Funeral Home” me adresë: 8000 Rowland Ave, Philadelphia, PA 19136.
Trupi i tё ndjerit do tё dёrgohet nё Shqipёri pёr tu prehur nё varrezat e fshatit tё tij.
Tё gjithё bashkёatdhetarёt qё dёshirojnё tё ndihmojnё nё mёnyrё monetare pёr shpenzimet funerale dhe dërgimin e trupit tё Emanuelit nё shqipёri janё tё lutur tё bёjnё dhurimet e tyre nё njё nga mёnyrat e mёposhtme:
Pagesa Cash ose me Check:

  • Ditёn e Mёrkurё,dhe Ditёn e Ejte nga ora 6:00 PM – 8:00 PM nё godinёn e shoqatёs nё adresen : 5043 Toresdale Ave, Philadelphia, PA 1924.
  • Nё orarin e homazheve nё “Lambie Funeral Home” me adresë: 8000 Rowland Ave, Philadelphia, PA 19136.
  • Nё klubet shqiptare do tё bisedohet pёr tё vendosur kutite e donacioneve pёr shpenzimet Funerale te Emanuelit.
    Pagesat elektronike online mund tё bёhёn nёpёrmjet aplikacionit Venmo. Pagesa bёhet pёr Bijtё e Shqipes Philadelphia, me shёnimin “pёr shpenzimet funerale tё Emanuel Gjinit.
    Shoqata “Bijtё e Shqipёs” Philadelphia, Ju shpreh ngushёllimet mё tё sinqerta familjes Gjini pë ndarjen nag jeta të djalit të tyre Emanuel Gjini. Shpirti i Emanuelit u prehtё nё paqe!
  • Dhe stafi i sofres fierake i shpreh ngushellimet familjes

Trending