The temperature on a freezer reads -69 degrees Celsius as workers move boxes containing the Pfizer-BioNTech COVID-19 vaccine to be shipped at the Pfizer Global Supply Kalamazoo manufacturing plant in Portage, Mich., Sunday, Dec. 13, 2020.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech do të furnizojnë SHBA me 100 milionë doza shtesë të vaksinës për COVID-19, sipas një marrëveshjeje të dytë të arritur mes palëve.

Kompanitë farmaceutike thanë të mërkurën se ato shpresojnë që të gjitha dozat të jenë dorëzuar deri më 31 korrik.

Firma Pfizer tashmë ka një kontratë për të furnizuar qeverinë me 100 milionë vaksina të saj, e cila kërkon nga dy doza për pacient.

Sipas marrëveshjes prej gati 2 miliardë dollarësh të njoftuar të mërkurën, kompanitë do të dorëzojnë të paktën 70 milionë doza shtesë deri më 30 qershor, ndërsa 30 milionë të tjera, jo më vonë se 31 korriku. Qeverisë i lihet gjithashtu mundësia për të blerë deri në 400 milionë doza shtesë.

Sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar tha në një deklaratë se marrëveshja mund t’u japë njerëzve besim “se ne do të kemi furnizim të mjaftueshëm për të vaksinuar deri në qershor 2021 çdo amerikan që dëshiron të vaksinohet.”

Trending