
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar në mënyrë të përsëritur njohjen e vendit të tij nga Vatikani.
Ai ka shfrytëzuar Krishtlindjet për të uruar Papën dhe për t’i bërë thirrje atij që të lutet për Kosovën.
“Shfrytëzoj rastin që të ju uroj për shumë mot Krishtlindjet!
Po ashtu, uroj të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, familjet dhe bashkombasit e tyre.
Uroj posaçërisht Papa Françeskun me bashkëpunëtorë. I lutemi Atit të Shenjtë që të lutet për Kosovën dhe popullin e saj, me shpresë të njohjes për Kosovën nga Selia e Shenjtë”, shkruan Haradinaj.

