Nga Bashkim Bregu chicago

Sot me njē grup shqiptarësh ne chicago festuam 92 vjetorin e lindjes të mikut tonē Arif Xhaferri

Arif Xhaferi u lind më 25 Dhjetor 1928 në fshatin Sasaj të Sarandës Në Nentorin e Vitit të egër komunist 1944 u largua nga Shqiperia dhe u vendos në Kampet e Refugjateve Politikë në Itali prej ku kaloi në Maltë në grupin e luftëtarëve antikomuniste që sterviteshin nga anglezët për rrëzimin e Qeverisë Komuniste të Tiranës

Në foton e këtij në qëndër janë Kolonel Smajl dhe gruaja e tij Molly drejtues të grupit.Arifi ka desantuar në Shqiperi dy herë.Sot Ai jeton në Chicago .Në këtë kolazh fotosh eshte edhe djali i tij Drini officer i Forcave Speciale i cili ka ardhur në Vitin 1993 në Tiranë me grupin e keshilltareve udhtarakë amerikanë.Arifi mbetet edhe njê Baba Hero i vertetë.Kur gruaja u largua në Amëshim la pas 4 djem më i madhi prej të cilëve Drini ishte vetëm 8 Vjeç dhe më i vogli Arifi Jr vetëm 18 muajsh. Arifi kurrë nuk u rimartua dhe refuzoi çdo ndihmë të Shteti Amerikan që djemtë të rriteshin në Shtepi të Femijve Jetimë.Ai me tê vertet eshte njê Krisht Shqiptar. Happy Birthday Arif.

Happy Birthday për të fundit të “Mohikanëve” të grupit antikomunist të Maltes

Image may contain: 1 person, standing and closeup

Trending