
Rekordmeni shqiptar i notit, Klavio Meça ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të riut nga Fushë Kruja, i cili shihej si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë. Sipas informacioneve zyrtare dyshohet arrest kardiak.
Meça mbante rekordin kombëtar në 400 m stil i lirë (4’04”03), të vendosur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë.
Njoftimi nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar:
“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec.
Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…
Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03.
Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive.
KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…”.
Tviliria chicago i shpreh ngushellime familjes per kete humbje te rende.


You must be logged in to post a comment.