I riu i arrestuar nga policia e Vlorës, pasi hyri në një lokal dhe kërcënoi me një palë gërshërë, quhet Arsen Goga.

Aktualisht, ishte nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” pranë policisë gjyqësore.

Fillimisht forcat e policisë negociuan me të riun, që dyshohet se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, por ai nuk pranoi të dorëzohet.

Më pas efektivët shqyen derën me sende të forta, si dhe hodhën gaz lotsjellës në ambientet e brendshme.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 28.12.2020, rreth orës 12:50, shërbimet e Policisë Vlorë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, një person i sëmure nga shëndeti mendor po sillte shqetësime për banorët, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ky shtetas ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtuar në dorë një palë gërshërë dhe më pas ka marrë një bombul gazi.

28-vjeçari dhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte dhe ka kërcënuar se do të përdorte bombulën e gazit për të dëmtuar veten.

Në ndihmë të shërbimeve është afruar grupi i FNSH-ës të cilët falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë bën të mundur neutralizimin dhe shoqërimin e 28-vjeçarit.

Në përfundim të veprimeve shtetasi A. G., 28 vjeç, u shoqërua në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm.PANORAMA

Trending