
Çfarë “punësh” ka bërë në Itali dhe përse nuk fillon procedimi penal për deputetin kumarxhi?/ Prej disa ditësh, po inskenohen bisedat telefonike të llojit 0800-ta, me të cilat do shpallen fitues vetë pronarët e grupit mafioz “Big Market”; mirëpo megjithëse ligji ndalon çdo lloj loje fati në Shqipëri, babloku e ka lejuar sepse e përdor këtë kompani ushqimesh skarco të deputetit, për të dhuruar qese ushqimesh gjatë fushatës elektorale, siç bëri gjatë show-t pas tërmetit
Prej afro 2 muajsh, rrjeti “Big Market”, me pronar deputetin “rilindës” Vullnet R. Sinaj, ka shpallur dhe po transmeton në disa media pranë pushtetit, një lojë fati të llojit bixhoz me kuponë dhuratash tregu, për ata që blejnë një vlerë të caktuar mallrash.
Kjo lojë fati e organizuar në media nga deputeti Sinaj, po lejohet nga Autoriteti i Lojërave të Fatit, policia, tatimet dhe Ministria e Financave, sepse shefat e tyre po ndalojnë inspektorët që kanë bërë raportimet për këtë aktivitet, i cili quhet “Vepër penale” sipas Ligjit Nr. 75/2018, datë 25.10.2018.
Pse lejohet deputeti pronar i rrjetit “Big Market”, të organizojë lojëra fati; ndërkohë që për të të njëjtën vepër penale, pas futjes në fuqi të ligjit ndalues me 1 janar 2019, janë gjobitur e skuestruar 378 biznese dhe janë prangosur e çuar në burg 476 qytetarë.
Në rastin konkret, shkelja e ligjit që ndalon lojërat e fatit, ka për bazë veprën penale të mashtrimit publik në media, me joshjen që deputeti Vullnet Sinaj po u bën qytetarëve, nëpërmjet ofertës me thirrjen: “Bli në Big Market e fito dhurata”.
Brenda kësaj loje fati, fshihet dhe mashtrimi tjetër me përmbatje krim ushqimor, që po bën deputeti i “Big Market”, si marifet për të shitur produktet ushqimore e higjenike skarco dhe të rrezikshme për shëndetin, të pajisura me data skandence false.
Ndërsa siç e kemi raportuar disa herë, AKU po e lejon krimin ushqimor që bëhet me mashtrime etiketash e data skandence nga “Big Market”, paçka se çdo ditë i shkojnë qindra denoncime me vido-produkte nga qytetarët.
KUJTESË/ Sipas informacioneve, pronar faktik i rrjetit “Big Market”, është një grup mafiozësh italianë, që krijojnë rrjete tregjesh të produkteve ushqimore e jo ushqimore në vendet “geto” si Shqipëria; të cilët i administrojnë me persona që kanë lidhje të vjetra në Itali dhe i promovojnë në politikë e pushtet.
Në Shqipëri, ata kanë përzgjedhur e caktuar si administrator, deputetin “Rilindës”, Vullnet R. Sinaj, ish-emigrant prej vitit 1993.
Mirëpo në shkelje të ligjit, deputet-xhambazi i ushqimeve skarco, nuk rrëfen se çfarë punësh ka bërë e me cilët “kolegë” ka qenë në Itali; por në vijim do t’ia rifreskojnë kujtesën me fakte konkrete, duke i depozituar një material dhe KQZ-së e SPAK, por jo kryeministrit, sepse ai i di./Pamfleti

