
Shume do te thoshin “Po”, ndoshta edhe me shume “Jo”. Po si ka evoluar ky premtim ne vite.
Per here te pare ndertimi i nje spitali te ri rajonal ne Fier eshte artikuluar ne vitin 2005, ne fushaten zgjedhore te atij viti. Ka qene ish ministri Solis qe e ka shpallur nje ambicie te tille ne se socialistet do te fitonin zgjedhjet. Por ato u fituan nga PD dhe per 8 vitet ne vijim kjo ide mbeti ne sirtaret socialiste per t’u rinxjerre ne fushaten e vitit 2013.
Ne muajt e pare te mandatit te z. Beqaj si minister ambicja per ndertimin e spitalit te ri evoluoi shume. U percaktua vendi ku do te ndertohej, kodrat e pyllit te Levanit, bile u prezantua edhe projekti i spitalit, produkt i nje studioje britanike. Ky projekt u afishua ne korridoret e poliklinikes se Fierit. Ishte nje projekt ultra modern. Gjithe aktiviteti mjekesor do te zhvillohej nen toke. Ne siperfaqe dukeshin vetem “vilat” e akomodimit te pacienteve, qe ne i quanim me shaka “vilat e Netes” (ish drejtoreshes se spitalit). Shkurt, nje projekt aspak realist per kushtet e vendit tone. Gjithcka ishte gati per perjashtim te “disa parave”, nja 50 milion €.
Por edhe kjo pengese duket se u kalua ne fushaten e vitit 2017, kur “u gjet” nje fond a shoqate nga Britania e Madhe qe “s’i kishte gje aq para”. Zgjedhjet mbaruan dhe e reja ishte se projekti u hoq nga muret e poliklinikes.
Me ne fund duket se dielli po lind perseri, kete rradhe vertete nga Lindja. “Sulltani i Madherishem” i Bosforit premton se Spitalin do t’ja beje dhurate per zgjedhje vellait te vogel te Ballkanit. Per 3 muaj ai do te jete gati.
A eshte ky nje show elektoral, apo eshte nje premtim telenovelash turke?
Si nje fierak “i mire” e per me shume si nje mjek do te uroja qe ky te ishte premtim serioz qe do te behet realitet. Zemra me thote marshallah dhe inshallah. Por si nje qytetar i ketij vendi ….., mendja me thote mezallah.
Po Ju si mendoni?
Doktor Viktor Gjini


You must be logged in to post a comment.