Nga Dennis Prager,pershtatur ne shqil nga Ida Mengjesi.
Ne esene parardhese (te cilen e kisha sjelle ketu pak dite me pare), une pershkrova sesi kisha arritur ta kuptoja me mire dilemen morale te “Gjermanit te Mire” term i perdorur per te pershkruar Gjermanin neutral, i cili nuk beri asgje te lendonte cifutet, por as per t’i mbrojtur ata, apo rrezuar Nazizmin.
Duke pare Ameriken t’i nenshtrohej izolimit fizik dhe ekonomik pergjate pandemise arrita ne konkluzionin se: “ Apatia perballe tiranise nuk qenka monopol i gjermanit apo rusit. Vetem se akoma nuk doja ta besoja se do pushtonte Ameriken”
Brenda nje jave, gjithcka precipitoi per keq. Tani ne jemi duke u perballur me nje izolim te ri, ate te fjales, gje e cila as ishte pare e as degjuar ne Amerike.
Dhe paralelizmi me Gjermanine eshte akoma me interesant. Partia e majte (demokrate) dhe media e majte “mainstream media” jane duke perdorur turmat qe vershuan ne Capitol egzaktesisht ne te njejten menyre nazistet perdoren zjarrin qe iu vu Parlamentit Gjerman, Reichstag’ut ne 1933.
Ne 27 Shkurt 1933, egzaktesisht nje muaj pas ardhjes ne pushtet, godines se parlamentit gjerman Reichstag-ut i vune flaken. Nazistet akuzuan per kete armiqte e tyre dhe perdoren incidentin e zjarrit, per te zhdukur kundershtaret, duke mos u lejuar hapesire publikuese, marre pjese ne jeten publike, apo ndonje menyre tjeter per te percuar ndonje mesazh publik. Duke perdorur sebepin e zjarrit, nazistet kaluan nje ligj, Enabling Act, ligj i cili i jepte cancelarit te tyre Adolf Hitler, fuqine te nenshkruante ligje vetem me vendim te tij, pa miratim ne parlament.
Kalojme tani tek Amerika e 2021.
Ne 6 Janar 2021, nje turme prej ndoshta 100-200 vetesh, shkeputet, nga turma paqesore qindra mijeshe e konservativeve dhe i versulet Capitol’it. Te pakten nje polic humbi jeten, gjithashtu nje prej demonstruesve qe ndodhi te ishte veterane lufte.

Ndoshta dhe disa te tjere perqark prej shkaqeve jo krejt te kthjelleta, por sigurisht te lidhura me dhunen. Pertej dritareve te thyera, nuk duket te kete mbetur ndonje dem i madh ne Capitol. Qellimi? I paqarte. Ne vija te trasha duket, thjesht si nje KATARSIS. Asnje legjislator nuk u lendua, dhe edhe sikur keta lunatike te kishin menduar se po rrezonin qeverine, sigurisht do kishte qene kjo ndonje lajthitje dhe aspak e organizuar.
Qe te nesermen e majta amerikane e perdori Capitol-in ashtu si gjermanet flaket e Reishtagu’t nje arsye me shume per te eleminuar armiqte e tyre konservative, si dhe per te shtrydhur akoma me shume lirite e ndrydhura te Amerikaneve- dhe specifikisht lirine e fjales.
Twitter e bllokon presidentin e Amerikes perjete. Gjithshtu cdo llogari tjeter ne Twitter, e cila citonte presidentin Trump do bllokohej brenda 24 oreve.
Kjo jo vetem duke perdorur mesymjen e 6 Janarit ne Capitol, por duke krijuar nje serial genjeshtrash nder te cilat:
E para ishte fajesimi i presidentit Trump ne lidhje me gjithe kete.
Ne cdo medja pa perjashtim citohet fjalimi i Trump perpara perkrahesve te tij fill perpara ngjarjes. Pothuajse askund nuk citohen kuota “luftenxitese” sepse thjesht ato nuk egzistojne. Perkundrazi ai tha” “ E di qe te gjithe ju ketu, sapo te mbaroje ky fjalim do drejtoheni per nga Capitol, ne menyre qe ne paqe dhe me patriotizem ta beni zerin tuaj te degjohet”
Genjeshtra numer dy – ishte qe ngjarja u etiketua ne cast “insurection” kryengritje e armatosur ndaj autoriteteve civile ose qeverise”
Sado e denueshme dhe skandaloze ishte ajo qe ndodhi, per asnje cast nuk permbush perkufizimin e “insurection” ose kryengritjes se armatosur ndaj qeverise. Shume shume ishte nje lajthitje njerezish te papergjegjshem qe s’dihet as cafre qellimi kishin.
Po keto media per asnje moment ne te shkuaren jo te larget pra gjate veres se 2020, nuk i quajten revolte apo kryengritje as zjarrin qe ju vu stacioneve te policise dhe godinave federale, as vendosjen e “zonave autonome” brenda shteteve te Shteteve te Bashkuara, te cilat ishin ku e ku me te organizuara ndaj qeverise, bizneset e rrenuara pertoke, vjedhje e shkaterrime masive.
Madje njerez qe ndjekin vetem media te majat as qe mund te jene ne dijeni te ketyre ngjarjeve tragjike shtrire per muaj te tere, asnje prej ketyre rebeleve nuk u ndoq, e jo me pastaj te denohej, si “insurrectionist” dhe dhjetera qe humben jeten gjate ketyre trazirave u harruan pa u permendur kurre.
Ne emer te ngjarjes se 6 Janarit per here te dyte presidenti Trump i nenshtrohet “impeachment” kur i ka mbetur pothuajse nje jave ne Shtepine e Bardhe.
Ne emer te 6 Janarit u anatemua nga skalionet e mediave dhe korporatave jo vetem Trump por dhjetera ndjekes te tij apo thjesht konservative.
Kjo ndodhi ne menyre te rrufeshme dhe unanimish.
Profesore dhe njerez me emer jane perjashtuar nga universitetet nese jane gjetur bashkefajtor ne besimin Trump me motivacione si “Ai/ Ajo nuk perkasin ne kampusin tone…”
Ajo qe e majta eshte duke treguar eshte se – konservatoret nuk perkasin ne gjirin e shoqerise sone.
Paralelja me Gjermanine e 1933 pas djegjes se Reishtag’ut eshte e frikshme.
Dhe shumica e Amerikaneve te mire, jane duke qendruar kokeulur e te heshtur, njelloj si Gjermanet e heshtur ne kohe te tyre.
Deri ku ka per te shkuar e gjitha kjo, mbetet per t’u pare.
(Pershtatur ne shqip nga I.Mengjesi)


You must be logged in to post a comment.