Nga Ditmir Bushati

22 vjet më parë në Reçak u organizua një prej masakrave më mizore nga forcat serbe ndaj popullsisë së pafajshme. Kjo zgjoi ndërgjegjjen e komunitetit ndërkombëtar dhe solli ndërhyrjen vendimtare të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik dhe katastrofës humanitare në Kosovë. 22 vite më pas, Serbia ende nuk e ka gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera dhe për t’u distancuar prej tyre. Çdo mohim i krimeve të kryera apo tendenca për rishkrimin e historisë minon të ardhmen e përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor.

Trending