
Kur kanë mbetur edhe afro 3 muaj nga dita e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, një sfidë e vërtetë mbetet identifikimi elektronik i votuesve. Komisionet e votimit pritet të marrin pajisje moderne për të lexuar dokumentat e identifikimit. Por ndërkohë një numri të madh qytetarësh u skadojnë kartat e identitetit pikërisht në këtë stinë.

