
A mendoni edhe ju se Amerika eshte shnderruar ne token e interesave te caktuara, dhe vendin e standarteve dyfishe?
Ja ta marrim me radhe: Nese ne genjejme Kongresin, eshte krim, por nese kongresi na genjen ne, eshte vetem politike.
Nese ne nuk na pelqen nje njeri me ngjyre/ i zi, ne jemi racistet, por nese njeriu me ngjyre nuk honeps nje te bardhe, eshte e drejta e tij e fjales (First Amendmenet Right).
Qeveria shpenzon miliona te rehabilitoje kriminelet, dhe nuk ben thuajse asgje per te njohur viktimat.
Ne shkollat publike eshte ok t’u mesohen femijeve njemije e nje ngjyrat e gjinise, por nuk permendet askund fjala Zot.
Mund te vrasesh nje jete ne barkun e nenes, por eshte gabim te ekzekutosh nje kriminel qe ka vrare dhe u ka marre jeten dhjetera njerezve.
Ne nuk djegim libra ne Amerike, ne i rishkruajme ata.
Ne i eleminuam te gjithe kundershtaret komuniste dhe socialiste vetem duke i cilesuar ata me nje emer te ri- progresiviste.
Ne nuk mund te kontrollojme kufirin tone me Meksiken, por duhet te kontrollojme ate ne paralelin e 38t te Korese.
Nese proteston kunder Predisentit Obama, je nje terrorist, por nese dogje flamurin Amerikan gjate veres se shkuar ishte thjesht e drejta jote “ First Amendmenet Right”
Mund te kesh pa hesap pornografi ne internet, por mos te guxosh te vendosesh skenen e Nativity (lindjes se Krishtit) ne ndonje park publik gjate Krishtleindjeve, sepse kjo do cilesohej pornografi.
Ne i kemi eleminuar krejtesisht kriminelet, duke i quajtur ata, thjesht te semure mendore.
Ne mund te perdorim nje embrion njeriu per te bere eksperimente por nuk duhet ta bejme kete kurrsesi me kafshet, ne emer te mbrojtjes se tyre.
Ne u marrim cdo qindarke te tepert atyre qe punojne fort per te siguruar jeten, ne menyre qe ta ndajme ate me ata qe s’duan te punojne.
Ne te gjithe e mbeshtesim Kushtetuten, por vetem kur kjo eshte pro ideologjise sone.
Ne akoma kemi lirine e fjales por vetem nese flasim “politically correct”
Prinderit i kemi zevendesuar me Ritalin, (ilac ndaj mugeses se vemendjes), Ipads dhe videogames.
Toka e mundesive pafund, eshte tani ajo e fletushkave “hand outs”
Ngjashmeria mes Hurikane Katrina dhe derdhjes se naftes ne gjirin e Meksikes eshte se asnje nga presidentet nuk beri asgje.
Dhe si jemi duke e menaxhuar krizen sot? Qeveria cakton nje komitet, te percaktoje kush eshte ne anen e gabuar, pastaj i kercenon ata, nxjerr nje ligj te ri, ngre taxat, na thote ne te tjereve se e zgjidhi problemin dhe kthehet e patrazuar nga fushata elektorale e radhes.
Cfare eshte duke ndodhur me token e te lireve “the land of the free and the home of the brave”?
Ken Huber
Tawas City
Shqiperuar nga Ida Mengjesi.


You must be logged in to post a comment.