Donald Trump respektoi të paktën një traditë presidenciale. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti republikan la një shënim për pasardhësin e tij, demokratin Joe Biden, pavarësisht raportimeve se Trump do të hiqte dorë nga ky ritual.

Zv.sekretari për mediat Judd Deere nuk pranoi të zbulonte atë që Trump i shkroi Biden duke theksuar privatësinë e komunikimit midis presidentëve. Ajo që ai zbuloi ishte se “letra përmban 45-46 fjalë”. Lënia e një letre nga një president që largohet për pasardhësin e tij është një traditë gati gjysmë-shekullore në Shtëpinë e Bardhë.

Në internet ka pasur hamendësime të shumta, madje edhe ironi me atë që mund të ketë shkruar Trump. I takon Presidentit Biden tashmë të vendosë nëse do ta bëjë publike letrën që gjeti mbi tavolinë. Më poshtë disa nga letrat pikante që qarkullojnë në internet. ©LAPSI.al

Bloomberg on Twitter: "WATCH: Joe Biden speaks to former presidents Barack Obama, Bill Clinton and George W Bush after his inauguration. Donald Trump did not attend today's ceremony https://t.co/EJnm38Ii1A… https://t.co/CxjdWb9pF9"

Trending