
Bilbili i këngës popullore e polifonike gjirokastrite, Petrit Lulo është një nga artistët më të dashur dhe të vlerësuar nga publiku shqiptar.
Falë zërit melodioz e kumbues dhe interpretimit virtuoz, këngët e tij për dekada janë bërë pjesë e gëzimeve të familjeve shqiptare, që e kanë duartrokitur me ngrohtësi dhe i kanë dhënë madhështinë e merituar.
Mbi 50 vite në skenë dhe me një repertor të jashtëzakonshëm, ai kurrë nuk e shkëputi lidhjen shpirtërore me qytetin e lindjes, Gjirokastrën e gurtë, që siç shprehet i shtroi ‘kalldrëmin’ e skenës.
Por madhështinë e kalasë së Argjiros ai e ngriti më lart në Tiranë, që do t’i shtronte ‘asfaltin’ e suksesit, si vet e cilëson.
Për kontributin e shquar në prezantimin e këngës popullore e të lehtë shqiptare, për vlerat e veçanta në interpretimin dinjitoz të tyre, duke spikatur edhe si pasardhës i denjë i iso-polifonisë toske, kisha sot kënaqësinë ta vlerësoja Petrit Lulon me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh. 🎼🇦🇱
Marre nga postimi i presidentit te shqiperise zoti Ilir Meta.


You must be logged in to post a comment.